Nesër, rreth 22 mijë maturantë në afatin i dytë i provimit të maturës

PUBLIKUAR

nes-euml-r-afati-i-dyt-euml-i-provimit-t-euml-matur-euml-s_hd

Rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test nesër në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet nesër në rreth 200 Qendra të testimit, ku janë caktuar komisionerët nga Universitetet Publike, ndërsa administrues do të jenë pjesëtarë të kompanive të sigurimeve fizike, të cilët do të monitorojnë këtë proces.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky test të mbahet në përputhje me planifikimin e bërë. Ai u bëri thirrje maturantëve që të mos tentojnë të kopjojnë, sepse pasojnë ndëshkimet.

“Ky është afati i fundit, për 2014 nuk ka më provime, kështu që të jenë të kujdesshëm. Po ashtu porosis edhe prindërit që të reflektojnë të fëmijët e tyre që procesi i provimit të maturës është mjaft serioz dhe rezultatet e saj do të shërbejnë për shkollimin e mëtutjeshëm”, tha ai.

Kadriu bëri të ditur se janë ende në fuqi masat ndëshkuese për ata nxënës të cilët shkelin rregullat e provimit shtetëror të maturës. Ai tha se nga afati i parë janë ndëshkuar disa maturantë, por që nuk kanë humbur të drejtën për t’iu nënshtruar provimit në afatin e dytë.

“Një numër mjaft i madh i nxënësve të cilët janë zënë me telefon, duke kopjuar, kanë dalë nga procesi. Të gjithë kanë bërë ankesa dhe të gjitha ankesat janë refuzuar. Nuk pati raste të natyrës shumë të rëndë, që të ndëshkohen për dy ose tre vjet, por vetëm për një afat”, shtoi ai.

Në ditën e parë të provimit, maturantët do t’i nënshtrohen testit në 120 pyetje nga lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa në ditën e dytë më 6 shtator, testi përmban 80 pyetje sipas lëndëve të drejtimeve përkatëse. Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës do të shpallen më 15 shtator. /rtk/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...