Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël

PUBLIKUAR

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Duke filluar nga ora 12:00, do të nisë ceremonia e varrimit të shtatë viktimave në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël, njofton Klankosova.tv.

Mbetjet mortore u takojnë: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999, Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999, Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999 dhe Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999

Zyra e kryeministrit, mes tjerash, bën të ditur se procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në listën e personave të zhdukur, janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

“Gjatë takimit të përbashkët, u theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur,” thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...