Nesër në orën 12:00 do të protestohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Protesta është organizuar nga familja e Betina Ymerit, 19-vjeçares që dyshohet se u vetëvra javën e kaluar si pasojë e kërcënimeve nga i fejuari i saj.
“E theksojmë se shteti duhet të aplikojë politika sociale të cilat e kanë viktimën në qendër e që sigurojnë që të rrallohen raste të tilla të vetëvrasjes. Gjithashtu, i lusim të gjithë mediat që të trajtojnë rastin me ndjeshmëri dhe në mënyrë të dinjitetshme, në mënyrë që të ruajmë familjen nga viktimizimi dytësor dhe të mos bëjmë kundër-efekt në persona të cilët/at kanë mendime për vetëvrasje”, thuhet në njoftimin për media të organizatorëve.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuarin të fejuarin e viktimës, pasi dyshohet për veprën penale “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”. /Telegrafi/


