Nesër në 23:45 fillon pranvera, eklipsi i Diellit në 9:37

PUBLIKUAR

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Pranvera në vendin tonë, sikundër edhe në gjithë hemisferën veriore fillon nesër, më 20 mars, në orën 23 e 45 minuta, ndërsa sipas paralajmërimeve të astronomëve, do të ndodhë edhe eklips i Diellit.
Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars, kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.

Eklips i Diellit po ashtu është paralajmëruar për nesër. Në Evropë ai do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende, si në ishujt Farit dhe Svalski, do të ketë eklips të tërësishëm.

Eklipsi do të fillojë në orën 9 e 37 minuta , maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të lartë se 13, transmeton “Koha”. Fenomeni kur Hëna zbret tek Dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...