Nesër Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve prezanton Raportin Final për lokalet e 17 tetorit

PUBLIKUAR

Lukas Mandl, kryevëzhguesi i misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, do ta prezantojë të enjten Raportin Përfundimtar të misionit për gjetjet dhe rekomandimet që ndërlidhen me procesin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit dhe balotazhit të 14 nëntorit, shkruan Express.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e BE-së.

Gjetjet dhe rekomandimet janë dhën me qëllim të forcimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

“Kryevëzhgues i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, i cili vëzhgoi zgjedhjet komunale të mbajtura më 17 tetor dhe 14 nëntor 2021, do të prezantojë Raportin Përfundimtar të misionit me gjetjet dhe rekomandimet për forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë, në konferencën për shtyp e cila do të mbahet të enjten, 3 shkurt 2022”, thuhet në njoftim./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...