Sot 12 fshatra të Lipjanit pa Energji Elektrike, deri në orën 16:00

PUBLIKUAR

Zyra e Korporatës Energjetike të Kosovës njofton për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të ndryshme në Kosovë.

Gjithashtu edhe gjatë ditës së sotme në qytetin e Lipjanit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e KEDS për të mësuar edhe për intervalin kohor të nërprerjes së rrymës në vende përkatëse. /lajmi.net

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit 

KEDS Sh.A. njofton se  më 01.09.2015 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Fshatrat – Kraishta prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rufci, Halilaqi, Ribar I Madh, Ribar I Vogël, Zllakuqani, Kraishta, Bujani, Bregu I Zi, Godanci dhe Varigovci.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave të djegura në LP 10 kV.

II

Më 01.09.2015 në  TS 35/10 kV Badovci do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Janjeva   prej orës  09:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shashkofci, Teqe, Shushica, Janjeva dhe Atllapi.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...