Dafina Zeqiri ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram.
Sipas mesazhit, fansat por edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale mund t’i fitojnë 500 euro.
Por, për ti fituar këto para duhet të realizoni fotografi të mira nga viset e ndryshme të Kosovës dhe ti publikoni në llogaritë tuaja me hashtagun InstaKosova apo Instakosovo.
“Unë jam vlerësuesja juaj këtë vit. Publikoni fotografi të Kosovës në #InstaKosova dhe #InstaKosovo në të gjitha rrjetet sociale. Ju do ta merrni vëmendjen time dhe do të fitoni një çmim prej 500 eurosh”, ka shkruar në mesazhin e saj, Zeqiri. /Telegrafi/


