‘Nëse Morata do të kushtonte 30 milionë euro, do ta transferoja’

PUBLIKUAR

Andoni Zubizarreta ka thënë se për 30 milionë euro do të transferonte në Marseille sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij edicioni, pasi Karim Benzema është zgjedhja e parë e Zinedine Zidane.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për shërbimet tij, në mesin e të cilave tashmë ka hyrë edhe Marseille.

Sipas Drejtorit Sportiv të kësaj skuadre, nëse Morata do të kushtonte 30 milionë euro, atëherë ai do ta transferonte menjëherë.

“Prioriteti im është që të ndërtoj një skuadër të fortë, jo të transferojë lojtarë të cilët do të shisnin shumë fanella”, tha Zubizarreta për Journal du Dimanche.

“Nëse do të zbuloja se Morata kushton 30 milionë euro, atëherë do të shkoja menjëherë ta transferoja. Por, kjo nuk do të ndodhë”.

Morata këtë edicion me Realin ka luajtur në 40 ndeshje, ku ka shënuar 20 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas Cristiano Ronaldos me 35 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...