Nëse kalon demarkacioni, pa viza në nëntor

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë për “Zërin” se përfundimisht pa demarkacion, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën. Ndërsa, nëse miratohet Marrëveshja në Kuvend, atëherë prej nëntorit të këtij viti mund të lëvizim lirshëm në BE

Pa ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) dhe kjo është përfundimtare, shkruan “Zëri”.

Madje, pasojat e mosratifikimit të demarkacionit do të jenë edhe më të gjera. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin”, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Prandaj, Çollaku beson se te deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbizotërojë arsyeja dhe mbi të gjitha argumenti, duke vendosur në përputhje me interesat shtetërore dhe të qytetarëve të vendit.

“Mirëpo çfarëdo qoftë vendimi në Kuvend ne duhet ta respektojmë. Në rast të dështimit, atëherë sigurisht që do të ketë pasoja jo vetëm për vendin dhe jo vetëm për procesin e liberalizimi të vizave, por edhe më gjerë”, ka thënë Çollaku, duke shtuar se nëse Kosova e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin, atëherë gjithçka do të mbetet në dorë të institucioneve të BE-së. Rrjedhimisht ai shton se deri më së largu deri në muajin nëntor qytetarët e Kosovës do të mundë të udhëtojnë pa viza. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim...

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...