“Nëse është në ditën e tij, Hazard është më i fortë se Messi dhe Ronaldo”

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp i trembet sulmuesit belg Eden Hazard.

Në prag të përballjes mes Liverpool dhe Chelsea, trajneri gjerman shprehet se Hazard mund të vendosë i vetëm ndeshjen.

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen të dielën në “Anfield” nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 34 në Premierligë.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me objektive të ndryshme – Liverpooli po lufton për titull, kurse Chelsea për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Do të përpiqemi që ai të mos shkëlqejë në atë ndeshje. Do të përpiqemi të lexojmë lojën e tij, të ndalojmë çdo pasim dhe ta bllokojmë”, tha Klopp.

“E pranoj që nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Në disa raste nuk je në gjendje të mbrosh dhe lutesh që kundërshtari të gabojë. Nëse Hazard është në ditën e tij më të mirë është më i fortë se Messi e Cristiano Ronaldo. Kjo është arsyeja që unë e pëlqej Hazard, por edhe i druhem atij”, u shpreh më tej trajneri i Liverpool. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...