Nëse angazhohet Mourinho, Giggs largohet

PUBLIKUAR

Asistent-trajneri i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, pritet të largohet nga klubi gjatë verës në rast se Jose Mourinho angazhohet në postin e trajnerit.

Legjenda uellsiane është te Djajtë e Kuq që nga mosha 13 vjeçare dhe pas karrierës 24 vjeçare si futbollist, u angazhua në stafin e klubit.

Gjasat janë të mëdha që Louis van Gaal të shkarkohet në fund të këtij edicioni dhe emri më i përmendur si zëvendësues është ai i ish-trajnerit të Chelseat.

Mirëpo, BBC raporton se Giggs nuk dëshiron të punojë nën urdhrat e Mourinhos dhe është i gatshëm të largohet.

Është besuar se Unitedi e përgatit ish-futbollistin për postin e menaxherit, mirëpo duhet të kalojnë edhe disa vite që ai ta marrë atë post. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...