Komuna e Lipjanit ka njoftuar se për shkak të shpalljes së gjendjës së jashtëzakonshme nga ana e Qeverisë së Kosovës lidhur me pandeminë që ka shkaktuar COVID-19 edhe në vendin tonë, ju njoftojmë se: NDERPREHET VAKSINIMI I RREGULLTË i fëmijëve.
Ndërprerja do të jetë deri në njoftimin e ardhshëm nga ana e Ministrisë së Shendetësisë me qëllim të marrjes së masave të parandalimit, thuhet më tutje.



