Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Lipjanit dhe organizatës Teach For Kosova

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesin nga organizata Teach For Kosova”, Egzon Gashi, me të cillin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për implementimin e projektit “Promovimi i të menduarit kritik dhe kohezionit multietnik tek të rinjtë”, njofton Komuna.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është:
-Përgatitja e krijimit të grupeve të debatit edukativo-arsimor sa më gjithëpërfshirës dhe kualitiativ në Komunën e Lipjanit.
– Përgatitja e nxënësve në dy shkollat e mesme: SH.M.P “Adem Gllavica”, në Lipjan dhe SH.M.L Gjimnazi “Ulpiana”, në Lipjan p.n.f në Gadime për zhvillimin e mendimit kritik dhe aktivizimin qytetar.
– Organizimin e aktivitetit “Libri i gjallë”, ku nxënësit do të realizojnë pjesën praktike të përgatitjes së tyre në bisedë me një person që ata do të përzgjedhin dhe shfletojnë si libër, me pyetjet e tyre, në një qytet etj, por edhe tema të tjera me qëllim të inkurajimit të nxënësve për zhvillimin e mendimit kritik, zhvillimin e të folurit para publikut, ku përmes këtyre aktiviteteve do të ketë gara me shkollat fituese brenda dhe jashtë komunës.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...