Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes Komunës së Lipjanit dhe USAID-it

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë priti në takim Drejtoreshen e aktivitetit të USAID-it, Qeverisja e Pronës, znj.Jennifer Ober, ku kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit, i cili është edhe formalizimi i bashkëpunimit në mes së Lipjanit dhe Tetra Tech ARD, Inc. kontraktor që zbaton Aktivitetin Qeverisja e Pronës të financuar nga Komuna e Lipjanit dhe USAID-i.

Aktiviteti i Pronës është një aktivitet pesëvjeçar që synon të përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë për të rritur fuqizimin e grave dhe përmirësuar të drejtat formale të pronës dhe investimet në pronën e paluajtshme.

Kryetari Imri Ahmeti dhe Drejtoresha e aktivitetit të USAID-it, për Qeverisje e Pronës, znj.Jennifer Ober janë dakorduar për të bashkëpunuar ngushtë rreth qëllimit të Aktivitetit dhe në kuadër të këtij Memorandumi të dy palët synojnë t’i shfrytëzojnë resurset e tyre përkatëse për të arritur rezultatet e synuara.

Komuna e Lipjanit dhe Aktiviteti janë të përkushtuar ndaj parimeve të qeverisjes së mirë: sundimi i ligjit, transparenca, llogaridhënia, efiçienca, efektshmëria, përgjegjshmëria, përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...