Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit për hapjen e gjashtëdhjetë puseve për ujë të pijës në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për vazhdimin e realizimit të këtij projekti në Komunën e Lipjanit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë impakt të mirë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e mirë të treguar deri më tani, Kryetari Ahmeti ka ndarë mirënjohje për Drejtorin e kësaj organizate, Mahmoud Abbas Shaker duke uruar që bashkëpunimet mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity” të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po ashtu edhe Drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker ka falenderuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti për bashkëpunimin e sinqert dhe korrekt të treguar deri më tani. Ai në shenjë respketi i ka dhuruar kryetarit Ahmeti simbolin shtetërorë të Katarit.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...