Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe GIZ-it Gjerman

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrën e tij, menaxherin e projektit GIZ- SMS, Kai Hofmann, me të cilin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të mëtujeshëm në mes të Komunës së Lipjanit dhe GIZ-it Gjerman.
Komuna e Lipjanit edhe në këtë vit është përfituese e projektit në menaxhimin e mbeturinave që përfshihen edhe fushat tjera siq janë: zgjerimi i shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave, riorganizimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit të Lipjanit, caktimi i tarifave, hartimi dhe zbatimi i Planit Operativ, si dhe reformat institucionale dhe administrative që përfshijnë modelin e operatorit dhe përforcimin e inpektoriatit.
Në këtë rast kryetari Ahmeti ka falenderuar GIZ-in Gjerman për mbështjen e vazhdueshme që po i ofron Komunës së Lipjanit në reazlimin e projekteve. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm për përmirësimin dhe zgjerimin shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...