Nënshkruhet marrëveshja pёr monitorimin e masave dhe dënimeve ndaj tё miturve

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve pёr mbrojtjen e fëmijëve nё raport me përcjelljen e zbatimit tё monitorimit tё ekzekutimit tё masave dhe dënimeve ndaj tё miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka pёr qëllim bashkëpunimin reciprok nё mes tё Ministrisë sё Drejtёsisё dhe Koalicionit tё OJQ-ve pёr Mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim tё kontributit tё përbashkët pёr interesin mё tё mirё tё tё miturve tё cilët e kanё shkelur ligjin.

Gjithashtu kjo marrëveshje synon tё ofroj tё dhëna, analiza dhe rekomandime nga përcjellja e zbatimit tё ekzekutimit tё masave dhe dënimeve ndaj tё miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it pёr Ministrinë e Drejtёsisё, tё cilat do tё përdorën vetëm pёr qëllime tё kontributit nё fushën e mbrojtjes sё tё miturve nё pajtim me legjislacionin nё fuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...