Nënkryetari Xhemaili priti në takim Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemali së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim Shkelzen Hajdini kanë pritur në takim sot Zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena.
Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e përfitmit të fondeve nga ministria e Zhvillimit Rajonal përmes projekteve të cilat Komuna e Lipjanit do të fokusohet në fushën e zhvillimit ekonomik e sidomos në zonën industriale në Kërqevë si dhe projekte për zhvillimin e zonave turistike në Lipjan.
Nënkryetari Xhemaili dhe drejtori Hajdini kanë prezantuar në pika të shkurtëra përparësitë që ka Komuna e Lipjanit për zhvillimin ekonomik dhe turistik. Ata po ashtu kanë shprehur gaditshmërinë e Komunës së Lipjanit për të konkuruar me projekte në fondin e kësaj ministrie.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...