Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fitim Selimi, të mërkurën ka pritur Ekipin e “Rotary Club” nga Britania e Madhe, në krye me Peter Robinson, i cili së bashku me ekipin kanë sjellë një donacion – kamion për zjarrfikësat e Lipjanit.
Me këtë rast, nënkryetari Fitim Selimi, ka falenderuar Ekipin e “Rotary Club” nga Britania e Madhe, për kontributin e dhënë. Në të njejtën kohë ai ka thënë, se shpresoj shumë që ky donacion asnjëherë të mos përdoret dhe të ketë sa më pak zjarre, megjithatë ne do të përgatitemi që të kemi një infrastrukturë shumë të rëndësishme në rastet emergjente, ka thënë ndër të tjera Nënkryetari Selimi duke shpresuar edhe në bashkëpunime të tjera.
Ndërsa në shenjë falënderimi, nënkryetari Fitim Selimi, ndau edhe mirënjohje për mysafirët.