Nëna e Rita Orës krenohet me shenjat në trupin i saj, i shfaq në fotot me bikini

PUBLIKUAR

Vera Ora ka dhënë një mesazh frymëzues për vajzat dhe gratë në mbarë botën.

Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për gratë.

Vera Ora, e cila me profesion është psikiatre, vazhdimisht po inkurajon gratë që përmes dseancave dhe postimeve nëpër rrjetet sociale, që ato të jenë të kënaqur me veten e tyre dhe të gjitha ‘mangësitë’ që mund t’i kenë.

Këtë Vera ka postuar disa fotografi të cilat i ka bërë në puhsimet e fundvitit me familjen, shkruan Gazeta Express.

Ajo shihet në bikini ndërsa ka shfaqur një nga shenjat që i ka lënë plaga kur ka bërë operacionin në gji për të larguar kancerin.

Vera shkruan: “Kjo fotografi është një përfaqësim i të gjithë neve që kanë plagë, plagë emocionale apo fizike që të gjithë mund t’i fshehim brenda (imja është plagë e operacionit të gjirit).

Kam mësuar që plagët nuk na përcaktojnë se ato duhet të jenë një kujtesë e forcës dhe vendosmërisë sonë që trupat ose mendja jonë kanë kaluar! Bëni vitin 2020 një vit që ta duam dhe respektojmë trupin tonë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor në proces.

Ju dua të gjithëve” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...