Nëna e pilotit terrorist që ra në Kullat Binjake, beson se të birin e ka ende gjallë!

PUBLIKUAR

Nëna e Mohammed Atte, një prej autorëve kryesorë të sulmeve vetëvrasëse të 11 shtatorit 2001, pohon se djali i saj është ende gjallë dhe se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë në Guantanamo.

Në një intervistë të botuar të dielën, në gazetën spanjolle El Mundo, ajo thotë se është 74-vjeçare dhe se dëshiron ta shohë të birin para se të vdesë.

“E di se nuk ke bërë asgjë të keqe dhe se kurrë nuk do ta bëjë atë për çka e akuzojnë”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Egjiptiani Mohammad Atta rrëzoi aeroplanin e parë Boeing 767 të American Airlines, në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York. Sulmet e 11 shtatorit 2001 lanë 3,000 të vdekur. Ato ishin kryer nga ekstremistët e al-Qaedas.

Atta u lind më 1968, ndërsa ka studiuar në Fakultetin Teknik në Hamburg. Edhe babai i tij, avokati Mohammed el-Amir Atta që vdiq më 2008, mohonte se djali i tij kishte gisht në këtë krim.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...