Nëna e Marigonës kanoset në Facebook nga profili me emrin e Krivaqës

PUBLIKUAR

Familjen e Marigona Osmanit nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj.

Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa.

I njëjti, sipas burimeve të klanit, 43 vjeçaren tashti e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.

Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin.

Televizioni ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përvec që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...