Lajcak thotë se ka pasur një takim me Zv.kryeministrin Bislimi dhe me të janë pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit.
Miroslav Lajcak, që ndërmjetëson dialogun Kosovë – Serbi, në emër të Bashkimit Evropian, njofton se ka diskutuar sot me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Sipas emisarit evropian, biseda e sotme është bërë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas propozimit të Bashkimit Evropian, të cilin deri më tash, Qeveria nuk e ka pranuar.
Lajcak shkruan se ka pasur pajtim me Bislimin për hapat e parë për shtensionimin e situatës në veri.
“Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Tëitter.
BE-ja ka propozuar që kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të tërhiqen nga ndërtesat komunale dhe të punojnë deri objekte alternative dhe të mbahen zgjedhje të reja. Propozimi i BE-së është edhe kërkesë e SHBA-së. /Express/


