Pavel Nedved e sheh Interin, Romën, Fiorentinan dhe Napolin, si konkurrentë potencialë të Juventusit për Scudetto.
Bianconerët janë në pozitën e 12-të në kampionat duke tubuar vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje.
“Ata që tashmë janë lartë. Unë e shoh Interin pasi ata nuk janë në Evropë dhe mund të luajnë vetëm një ndeshje në javë”.
“Shihet që Roma është përforcuar shumë. Kemi parë edhe skuadra të tjera të forta si Fiorentina dhe Napoli, që nuk mund t’i hedhësh poshtë”, ka thënë Nedved.
Çeku lavdëroi skuadrën e ndërtuar nga Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici duke shtuar se ka shumë talentë dhe do të adaptohen mirë. /Telegrafi/


