Nedim Bajrami me gol të bukur ia siguron fitoren Sassuolos

PUBLIKUAR

Nedim Bajrami ia ka siguruar Sassuolos fitoren ndaj Cremoneses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mapei” përfundoi me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta Express

Derisa ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 92-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 68-të.

Armand Lauriente (26’) dhe Davide Frattesi (41’) shënuan dy golat e tjerë për vendasit.

Cyriel Dessers (62’, 83’) ishte autor i golave për mysafirët.

Sassuolo pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të, kurse Cremonese është e parafundit (19) me 12 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...