Në verë mbetet lojtar i lirë, Lingard i ofrohet dy klubeve të mëdha italiane

PUBLIKUAR

Milanit dhe Romës raportohet se i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Jesse Lingardin si lojtar të lirë.

Anglezi nuk po ka minuta te Manchester United dhe largimi i tij pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, për Lingardin nuk mungon as interesimi nga Newcastle United e West Ham United.

Por, Milanit dhe Romës thuhet se i është ofruar shansi për të nënshkruar me 29-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” më 30 qershor.

Një transferim i tij i mundshëm në “Olimpico” do të ishte një ribashkim me trajnerin portugez, Jose Mourinho. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...