Në studio desh u “bënë copa”, del video e Anës dhe Melisës duke u puthur e përqafuar jashtë emisionit

PUBLIKUAR

“Për’puthen” është kthyer në emisionin më të komentuar ditëve të fundit. Në emisionin e dashurisë, s’mungojnë as zënkat mes konkurrentëve, shkruan Express.

Një e tillë ndodhi para disa ditësh mes Anës dhe Melisës, dy vajzave që po luftojnë për dashurinë e Fatjonit.

Ana u shpreh se Fatjoni e sheh Melisën thjesht si objekt seksi dhe se ajo ka shitur veten keq.

Melisa ju kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre. “Tradhton burri gruan dhe e ka fajin dashnorja, avash e ka fajin burri se ai iku nga krevati”, u shpreh Melisa, diçka që nxiti akoma më shumë debat në studio.

Pas kësaj përplasje, Melisa dhe Ana e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami.

Por, duket se vajzat e kanë tejkaluar tashmë këtë përplasje. Një gjë e tillë dëshmohet edhe në një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku ato shihen duke u puthur dhe përqafuar mes vete.

Videoja është realizuar në ditëlindjen e Melisës, ku ishin të ftuar konkurrentët e “Për’puthen”./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...