Në shtator përurohen 7 objekte të reja shkollore

PUBLIKUAR

00_12_1407655145423045604
Një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit për ngritjen e cilësisë në procesin arsimor dhe edukativ, ishte edhe rregullimi i infrastrukturës shkollore.
Në shtator të këtij viti do të përurohen shtatë objekte të reja shkollore. Arbër Morina, shef i kabinetit të Ministrit të Arsimit, tha për Radio Kosovën, se objektet tashmë kanë përfunduar dhe se nga shtatori nxënësit e komunave të ndryshme do të kenë mundësinë të vijojnë mësimin në objekte të reja.“Ato tashmë janë bërë gati dhe pritet që në shtator të këtij viti, nxënësit dhe mësimdhënësit t’i shfrytëzojnë ato. Kemi shkollën në Prizren, në Shtime, Istog, Prishtinë duke përfshirë këtu Shkollën Model, shkollën në Gllogovc dhe Gjilan”, ka thënë Arbër Morina.Nga viti 2007 e deri tani, në Kosovë janë ndërtuar mbi 100 objekte shkollore me standarde ndërkombëtare. Kjo ka ndikuar edhe në zbutjen e numrit të shkollave, që kanë punuar me tri ndërrime, tha Morina.

“Numri i shkollave me tri ndërrime kanë rënë në mënyrë drastike. Kemi shumë pak shkolla në Republikën e Kosovës, janë më pak se 16 shkolla të cilat punojnë me tri ndërrime”, ka shtuar Morina.

Ndërkohë, në shtator do të fillojë punën edhe Shkolla Model në Prishtinë. Morina, tha se kjo shkollë ka qenë investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bankës Botërore, e cila do të jetë shkollë e mesme e ulët, duke përfshirë edhe para fillorët. Ai tha se Shkolla Model tashmë ka kaluar në përgjegjësinë e komunës së Prishtinës.

“Ministria e Arsimit e ka ndjekur nga afër ndërtimin e kësaj shkolle dhe është përfunduar në mënyrë shumë të suksesshme. Sa i përket pjesës tjetër si psh, ndarja e orëve bartja e nxënësve se cilët nxënës do të shkojnë në atë shkollë, i përket drejtorisë komunale të arsimit në Komunën e Prishtinës, e cila është kompetente dhe ka të drejtë ligjore që të merret me sistematizimin shkollës”, ka nënvizuar Morina.

Objekti i Shkollës Model ka një sipërfaqe prej 5 mijë e 300 metra katrorë me kapacitet prej 1 e 440 nxënësish në dy ndërrime. Shkolla Model ndodhet në lokacionin e ish-Fabrikës së Tjegullave në lagjen “Xhamia e Llapit” në Prishtinë. Kjo shkollë ka dy klasa mësimi me hapësira përcjellëse për nivelin parafillor, dhjetë klasa mësimi dhe një laborator për nivelin fillor si dhe katër klasa mësimi dhe shtatë laboratorë për nivelin e mesëm të ulët. Po ashtu, ka hapësirë për sport, administratë dhe hapësirë tjetër përcjellëse. Ndërtimi i kësaj shkolle, që ka kushtuar 2 milionë e 48 mijë euro, është financuar 60 për qind nga Banka Botërore dhe 40 për qind nga Ministria e Arsimit.(RTK)

 

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...