Në Shqipëri e pamundur të vësh bast për Serbinë, reagojnë mediat serbe (Foto)

PUBLIKUAR

Askush në Shqipëri nuk guxon të vë bast për fitoren e Serbisë, pasi çdo shifër parash do të shumëzohej me zero dhe është e pamundur të fitosh para (meqë çdo numër i shumëzuar me zero, jep zero).

Ky veprim i bastoreve shqiptare ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat e quajnë çmenduri.

“Nëse vendosni të vëni bast në Tiranë për fitoren e Serbisë kundër Shqipërisë, do të fitoni koeficientin zero. Në fakt koeficienti për fitimin e ekipit vendas është 2.50, barazimi paguhet 3.20, ndërsa triumfi i përfaqësueses sonë shumëzohet me zero”, shkruan Kurir.

“Pra, nëse në Shqipëri investoni. Për shembull, 10 euro për humbjen e asaj përfaqësueseje në ndeshjen ndaj Serbisë, pavarësisht rezultatit, nuk do të fitoni asnjë cent”, vazhdon shkrimi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...