Në Serbi nis iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit

PUBLIKUAR

“Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviqit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiq, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it”, raportojnë mediat serbe.

Në Serbi ka nisur iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, diktatorit dhe kasapit të Ballkanit.

Kjo iniciativë është nisur nga SPS-i, parti që e themeloi Millosheviqit dhe që tash udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, zv/kryeministër dhe shef i diplomacisë serbe.

“Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviqit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiq, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kështu ka thënë edhe vet Mrkonjiq, i cili të shtunën, më 20 gusht, në ditëlindjen e Millosheviqit, nga varri i ish presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë në Pozharevc edhe zyrtarisht do ta bëjë të ditur iniciativën që një rrugë e Beogradit ta bartë emrin e diktatorit serb, si dhe në kryeqytetin serb t’i ngritët përmendorja.

“Të gjithë anëtarët e SPS-it e mbështesin këtë inicitivë. Këtë e kam nisur që nga 11 marsi, në 10 vjetorin e vdekjes së Millosheviqit në Hagë”, ka thënë Mrkonjiq.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...