Në Serbi, mbesa martohet me dajën për t’i marrë pensionin!

PUBLIKUAR

Histori të cilat rrëfejnë sesi martesat kryhen mbi bazë interesash nuk janë aspak të rralla. Megjithatë, disa prej tyre arrijnë ekstremet dhe e tillë është dhe historia e një vajze nga Serbia.

Portali maqedonas “Zhurnal” raporton se vajza me emrin Sonja nga Nishi është martuar me dajën e saj 73 vjeç Vladislavin.

Siç njoftojnë mediat serbe, ajo këtë vendim e ka marrë për shkak të pensionit që daja i saj përfiton nga shteti zvicerian.

Ai jeton në Zvicër ndërsa ajo në Nish. Për rastin ka qenë e njoftuar edhe policia megjithatë kjo e fundit ka deklaruar se nuk mund të nisë hetime për shkak se martesa nuk është ndonjë vepër penale.

Autoritetet vendase theksojnë se martesa është jashtëligjore por e vlefshme dhe se gruaja do të mund të shfrytëtojë privilegjet nga martesa me dajën e saj.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...