Në QNR rinumërohen 216 nga 914 vendvotime, 15 komuna përfundojnë procesin

PUBLIKUAR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

 

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (1/8) dhe Pejë (1/14).

 

Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna, ndërkohë gjatë ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...