Në qendrën e Paraburgimit në Lipjan, nuk respektohet Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale

PUBLIKUAR

Në Qendrën Korrektuese dhe Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, si dhe Qendrën Korrektuese në Dubravë, nuk respektohet Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Në këto qendra ka ndodhur që të miturit të vendosen në dhoma të njëjta me të rriturit e të dënuarit për kundërvajtje të vendosen në qeli të njëjta me personat që janë të dënuar me më shumë vite burgim e për vepra penale më të rënda.

Me këtë nuk respektohet neni 33 i këtij ligji, në të cilin parashihet vendosja e personave të dënuar në institucionin korrektues.

Në pikën tre të këtij neni thuhet se “gjatë vendosjes së personit të dënuar në institucionin e veçantë korrektues, ose në njësi të veçantë të institucionit korrektues, duhet të merret parasysh mosha e tij, llojet dhe pesha e dënimit, fakti se a ka qenë më parë i dënuar, shëndeti i tij fizik dhe mendor, kërkesat për trajtim të veçantë, lokacioni i vendbanimit, ose i vendqëndrimit të familjes së tij, siguria e tij, si dhe arsyet lidhur me arsimimin, ose punët që mund të jenë të rëndësishme për riintegrimin e tij shoqëror dhe të kritereve tjera të përcaktuara me akt nënligjor”.

Zëvendësavokatja e popullit, Shqipe Ibraj-Mala, ka thënë se gjatë monitorimit që kanë zhvilluar në Qendrën e Korrektuese në Lipjan, ku janë të vendosura femrat, kanë hasur në raste kur të miturat janë të vendosura në të njëjtën qeli me të rriturat.

SHIKO MË SHUMË

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...

Flamuj të UÇK-së dhe Shqipërisë në kishën ortodokse në Lipjan, shoqërohen dy të dyshuar

Në rrethojat e kishës ortodokse në Lipjan, mbrëmë rreth orës 21:00, policia është informuar...