Dhjetëra raste të procesit të privatizimi në Kosovë do të duhej të ishin objekt hetimi për shkak të parregullsive që janë shfaqur. Megjithatë nuk ka ndonjë procesim të atyre që me vetëdije kanë kryer malverzime apo keqpërdorim të detyrës zyrtare në procesin e privatizimit.
Në shumë nga raste nuk janë marrë parasysh rekomandimet nga autoritetet gjegjëse lidhur me çmimet tejet të ulëta gjatë blerjes. Por, autoritetet përkatëse për luftë kundër korrupsionit nuk kanë dalë me ndonjë analizë të politikën dhe procesin e privatizimit.
Nga disa dokumente të siguruara nga Kosova Info del të ketë pasur dëmtim të buxhetit për shkak të shkeljeve të detyrës zyrtare në procesin e privatizimit.
Agjencioni Kosovar i privatizimit në valën e 51-të të shitjes përmes likuidimit të njësisë numër15 “Fabrika e letrës, kuarcit dhe ambalazhit” në Lipjan është privatizuar nën çmimin fillestar të përcaktuar edhe pse për këtë ka pasur interesim.
Vite më parë për këtë njësi ofertat e tyre i kanë paraqitur 4 ndërmarrje.
Megjithatë ky aset është shitur për 919.999 euro me sipërfaqe prej 101.664 m2 (10 ha 16 ari 64 m2) ku përveç tokës gjithashtu ka edhe 9 objekte të përhershme dhe 3 të përkohshme me sipërfaqe 17.242 m2 dhe makineri të prodhimit të cilat nuk janë operativ.
Vlen të theksohet se oferta L-42 me çmim më të lartë prej 1.303.303 euro është anuluar nga komisioni i pranimit për shkak se oferta nuk ka qenë e nënshkruar.
Në valën e 8 të 12 dhjetorit 2005 çmimi i ofruar ishte 555.555.00 euro. Ndërsa në Vala 51 ishte trefishi apo në gjuhën e shifrave 1.654.321.00 euro.
Marrë parasysh faktin se ky aset ndodhet në pjesën më atraktive të Lipjanit dhe se ky ishte tenderi i parë i këtij aseti i ishte propozuar Bordit të AKP-së që të anulojë këtë shitje dhe me ritenderimin e këtij aseti besohej se do të arrihej çmimi më i lartë. Mirëpo ky rekomandim nuk ishte marrë parasysh, por ishte shitur për 919.999.00 euro që i bie që metri katror ishte shitur vetëm për 7.7 euro.
Kjo valë e privatizimit kishte nxjerrë fitues ofertuesin NPT “Limi Plast” nga Banja e Malishevës, pavarësisht rekomandimeve që i janë dhënë.
Burimet brenda AKP-së kanë thënë për Kosova Info se me dorëheqjen e ish kryesuesit të bordit, Blerim Rexha, AKP-në nën kontroll e kanë marrë, Skënder Komoni, u.d. i kryesuesit të bordit, që siç thuhet punon për devollët dhe Avni Jashari, u.d. i drejtorit të likuidimit, emëruar në këtë pozitë kundërligjshëm nga Komoni.
Edhe pse ka shumë raste të hapura për keqpërdorim brenda AKP-së deri më tani hetimet sikur kanë stagnuar. /KI/