Në pritje të Kushtetueses

PUBLIKUAR

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është ende duke e shqyrtuar kërkesën e presidentes Jahjaga në lidhje me kushtetueshmërinë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i kësaj Gjykate, Veton Dula, ka thënë për “Zërin” se vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës.

“Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast”, ka thënë Dula.

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi ka informuar opinionin se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin, që nga 30 tetori 2015, kur kjo marrëveshje i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese nga ana e presidentes së Kosovës.

“Presidentja e Kosovës më, 30 tetor 2015, ndërmori veprimin duke e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim kushtetues këtë marrëveshje, natyrisht me qëllime pozitive në shenjë të qetësimit të situatës pas reagimeve të opozitës. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...