Në pritje të interpelancës për murin në veri

PUBLIKUAR

Dy subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, këmbëngulin në kërkesat e tyre të para pesë ditëve lidhur me thirrjen e interpelancës parlamentare të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministres për Dialog, Edita Tahiri, lidhur me ndërtimin e murit në veri të lumit Ibër. Opozitarët e konsiderojnë Qeverinë përgjegjëse për ngritjen e murit nga serbët në veri të vendit, prandaj kërkojnë llogari nga Mustafa e Tahiri.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë vendim për kohën e interpelancës.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur për “Zërin” se kërkesa për interpelancë i është dorëzuar kryeministrit dhe se në bazë të Rregullores së Kuvendit kryeministri brenda 7 ditësh duhet të përgjigjet.

“Ne e kemi pranuar kërkesën, ia kemi përcjellë Zyrës së Kryeministrit, ndërsa kryeministri ka kohë 7 ditë për t’u përgjigjur”, ka sqaruar Krasniqi.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kryesia e Kuvendit duhet të vendosë për kohën e mbajtjes së interpelancës parlamentare dhe se presin që kjo seancë të mbahet sa më shpejt...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...