Në Prishtinë po e paguajnë naftën me para të falsifikuara

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Tri raste të deponimit-pagesës me para false janë raportuar dje në policinë e Kosovës në Regjionin e Prishtinë.

Rasti i parë siç njofton policia ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” Fushë Kosovë, ku një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 €, e cila sipas aparatit të identifikimit ka rezultuar e falsifikuar.

“Ankuesja zyrtare në një banke, ka raportuar se një mashkull K/Shqiptar, ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 €, e cila sipas aparatit të identifikimit ka rezultuar e falsifikuar. Njësiti Policor ka konfiskuar monedhën e dyshuar, rasti nën hetim”, njofton Policia.

Rasti i dytë sipas policisë ka ndodhur në rrugën ”Enver Maloku” në Prishtinë, ku një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 200 €, e cila sipas aparatit të identifikimit ka rezultuar e falsifikuar.

“Zyrtarja në një banke, ka njoftuar se një mashkull K/Shqiptar, ka deponuar një kartëmonedhë prej 200 €, e cila sipas aparatit të identifikimit ka rezultuar e falsifikuar”, bën të ditur policia.

Siç njofton policia rasti i tretë është raportuar se ka ndodhur në rrugën ”Lidhja e Pejës”, në Prishtinë në një pikë të karburantit.

“Punëtori në një pompë të derivateve,  ka raportuar se një mashkull i panjohur me veturën e llojit “Hyndai” me targa vendore, ka paguar me një kartëmonedhë prej 500 €, e cila sipas aparatit të identifikimit ka rezultuar e falsifikuar”, ka njoftuar policia, e cila ka konfiskuar paratë e falsifikuara dhe rasti është nën hetime, derisa nuk raportohet për të arrestuar.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...