Në Prekoc të Novobërdës, policia gjen një thes me municion

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka gjetur në fshatin Prekovc të Novobërdës dje rreth orës 19:00 një thes me municione të ndryshme.

Rasti është raportuar nga një person i cili kishte thënë se, përderisa ishte duke pastruar pronën e tij, të cilën e kishte blerë më herët, ka gjetur një thes najloni e mbushur me municion.

“Njësiti policor ka konfiskuar municionin, në përbërje të 366 fishekëve M62, 5 karikatorëve të pushkës automatike dhe 26 karikatorëve të pushkës gjysmë automatike, një thikë e pushkës automatike, një vazhdues tromblloni, si dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Nuk bëhet e ditur nëse ka të arrestuar në këtë rast.

Fsh.Prekovc, Novobërdë, 20.08.2016-19:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke pastruar pronën e tij, të cilën e kishte blerë më herët ka gjetur një thes najloni e mbushur me municion. Njësiti policor  ka konfiskuar municionin ( 366 fishekë M62, 5 karikatorë të pushkës automatike dhe 26 karikatorë të pushkës gjysmë automatike, një thikë e  pushkës automatike, një vazhdues tromblloni, si dhe pajisje për pastrimin e arm

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...