Në pesë ditët e ardhshme, temperatura pranverore

PUBLIKUAR

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët në vazhdim, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

Po sipas IHMK-së, si pasojë e rritjes së shtypjes së ajrit dhe depërtimit të këtyre masave mbi vendin tonë, kjo periudhë pesë ditore do të jetë me temperatura pranverore.

“Vlera minimale e temperaturave minimale do të lëvizë nga 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.

“Të hënë në pjesën e parë të ditës do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi mbi 15m/s, do të ketë reshje shiu vetëm në jug dhe jugperëndim të vendit, kurse të martën dhe të mërkurën sipas imazheve satelitore dhe situatës sinoptike parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me maksimalet që do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius”.

“Nga dita e enjte do të ketë vranësira të dendura të cilat pasdite, vende–vende do të shoqërohen me reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe të premten. Era do ta ndërroj kahun nga jugperëndimi në drejtim të veriut dhe verilindjes gjë që do të ndikoj edhe në uljen e temperaturave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...