Në nëntokën e Lipjanit haset në gaz, qka thotë Imri Ahmeti (VIDEO)

PUBLIKUAR

Shtypja e madhe ujin në pusin e familjes Ilazi e hedh shumë lart.

ky shpërthim doli befasishëm në Torinë të Lipjanit, derisa  pronari i tokës kishte hapur pus të thellë në kërkim të ujit të pijes.

Nga kureshtja, këtë burim kanë ardhur ta shohin nga afër edhe banorët e tjerë, e vetë Emin Ilazi (pronari i tokës), tashmë e pranon se gjithë kjo sasi e ujit i tejkalon kërkesat e familjes së tij.

Por, krahas banorëve në Torinë u mblodhën edhe zyrtarë komunalë të udhëhequr nga kryetari Imri Ahmeti.

Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Aqif Rrustemi thotë se për këtë fenomen, ka njoftuar edhe komisionin e pavarur për minerale dhe miniera, derisa ka dyshime se këtu po buron edhe diçka tjetër pos ujit.
Kurse, vetë kryetari i komunës thotë se është ende herët të konstatohet se në këtë zonë ka rezerva të gazrave, megjithatë rikujton se në këtë zonë në vitet 70-ta ishin bërë shpime gjeologjike.

Ai paralajmëroi hulumtime nga institucionet gjegjëse për të kuptuar se çfarë lloji i gazit po del bashkë me këtë ujë.

Vetëm pak ditë më parë, në po këtë fshat, një tjetër banor gjeti një burim të gazit natyror.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

 

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...