Në Mollopolc u hodh gurthemeli i xhamisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Dje, në prani të shumë qytetarëve të komunës së Shtimes, sot në fshatin Mollopolc u vendos gurthemeli për rindërtimin e xhamisë së re. Përveç, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, pjesëmarrës të cilët nderuan tubimin ishin edhe strukturat komunale, përfaqësues të KFOR-it turk, si dhe një numër i konsiderueshëm i mysafirëve nga Katari, përfaqësues të shoqatës “Charity”, me në krye Aish El Kahtani.
Me një lexim të bukur të verseteve kuranore që flasin mbi vlerën e ndërtimit të shtëpive të Zotit, i qetësoi zemrat e të pranishmëve, studenti kosovar në Kajro, Egzon Ibrahimi nga Ferizaj.
Fillimisht, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, nikoqiri Isa ef. Tërshani përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje, e njëkohësisht edhe falënderoi të gjithë participantët e mbulimit të shpenzimeve për rindërtim të xhamisë, duke filluar nga Kryesia e BIK, shoqatën “Charity” nga Katari dhe kontribuuesit vullnetmirë nga banorët e fshatit Mollopolc.
Në emër të Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi tha se ndjehet i nderuar duke qenë në mesin e besimtarëve të Zotit, si dhe lavdëroi bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në nivel lokal, Komunës dhe KBI Shtime.
Edhe përfaqësuesi nga shoqata e Katarit u shpreh se është një ndjenjë e veçantë për ta që të gjendesh në një vend të bukur si Kosova e të rrethohesh nga besimtarë muslimanë për të nisur një vepër të hajrit, që do t’i sjellë dobi jo vetëm të atyre që sot janë present, por edhe të gjeneratave që do të vijnë pas tyre.
Drejtori për botim në Bashkësinë Islame të Kosovës, z. Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga Fatmir Iljazi dhe Rexhep Luma, përcolli përshëndetjet e Myftiut të Kosovës duke përgëzuar të gjithë qytetarët e asaj ane për rindërtimin e objektit te ri fetar për plotësimin e nevojave të tyre shpirtërore. Z. Sadriu në fjalën e tij, theksoi të drejtën dhe lirinë e të besuarit dhe praktikimin e besimit në Zotin xh.sh., duke tërheq në këtë mënyrë një paralele në mes të kohës së sotit dhe viteve të sistemit komunisto ateist, kur besimtarët privoheshin nga e drejta e tyre për të besuar, maltretoheshin psiqikisht e fizikisht, persekutoheshin e besa edhe likuidoheshin. “Sot, kënaqësia ime më e madhe është kur në një kompleks të përbashkët shoh shkollën fillore dhe xhaminë të qëndrojnë dhe të mbështesin njëra tjetrën. Dy institucione që edukojnë brezat dhe gjeneratat në vazhdimësi, ku përveç arsimit të obliguar gjeneratat në vijim do të kenë mundësi të edukojnë edhe shpirtin e tyre”.
Këtë tubim me pjesëmarrje e nderuan edhe KBI Ferizaj, me në krye Bujar ef. Hasani.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...