Në Merdar dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

PUBLIKUAR

Bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, pasditen e sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:44, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve brenda Kosovës  në këtë pikë kufitare është deri në 1 kilometër, transmeton Telegrafi

Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 500 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë vendkalim kufitar po pritet deri në 20 minuta.

Në vendkalimin kufitar në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet 10 deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje në hyrje, as në dalje.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link.

SHIKO MË SHUMË

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...