Në mars fillon verifikimi i viktimave të dhunës seksuale

PUBLIKUAR

Me 1 mars hyn në fuqi rregullorja që mundëson themelimin e një Komisioni verifikues dhe përcakton procedurat për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri nuk e ka nënshkruar ende rregulloren, por kabineti i tij paralajmëron për në mars fillimin e një procesi të vështirë, atë të verifikimit dhe dhënies së statusit për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Rregullorja për themelimin e Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, është gati dhe pas nënshkrimit në mars do të hyjë në fuqi.

Njëkohësisht gjatë marsit, sipas Zyrës së Kryeministrit do të hartohet edhe plani i zbatimit të kësaj rregulloreje.

Pak pasi ishte konsideruar e kryer, kabineti i kryeministrit, në dhjetor kishte reviduar këtë rregullore ngase i mungonin dy gjëra: në të nuk ishin përfshirë procedurat e ankimimit dhe as mbrojtja e konfidencialitetit të viktimave.

Që nga aprovimi i ligjit në vitin 2014, Zyrës së Kryeministrit, i janë dashur fiks dy vite për t a bërë këtë rregullore. Dy vjet pas procesi pak ka lëvizur përpara dhe gjërat vazhdojnë të enden nëpër procedura që lidhen me finalizimin e akteve nënligjore.

Më shumë se 17 vjet pas mijëra gra të dhunuara në Kosovë presin të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe të përfitojnë nga një skemë beneficionesh që vështirë se do të kalojë shumën prej 250 euro.

Gjithashtu sipas dinamikës së procesit qeveria nuk pret që këtë vit të fillojë pagesën për ato që fitojnë këtë status.

Me gjithë faktet e mbledhura nga Instituti për Hetimin Krimeve të Luftës në Kosovë për mijëra gra të dhunuara, ende asnjë person nuk është akuzuar për dhunimet në Kosovë.

Në të vetmin proces gjyqësor në Kosovë, dy serbët e dënuar për dhunimin e një të miture në Vushtrri janë liruar vitin e kaluar.

Gjykata Supreme i ka konfirmuar Radio Kosovës se një kolegj i saj ka ndryshuar aktgjykimin e Apelit ndaj të akuzuarve Gjorgje Bojkovic nga Babimoci dhe Jovica Dejanovic nga Prilluzha e Vushtrrisë dhe i ka liruar nga akuza. /RTK/

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...