Në Maqedoni organizohen aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

PUBLIKUAR

Maqedonia do ta shënojë shenjtërimin e Nënës Terezë me një varg aktivitetesh që janë përgatitur në mënyrë të dinjitetshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve, në Shkup do të mbahet Festa Atdhetare, e quajtur si ”Muaji i Shën Nënë Terezës”, që do të përcillet me program të pasur aktivitetesh dhe manifestimesh.

Një aktivitet është paraparë edhe për 4 shtatorin, ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë. Ky aktivitet do të mbahet në shtëpinë muze të Nënës Terezë. Një akademi solemne do të mbahet edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), si edhe një akademi në fakultetin filozofik në Shkup.

Gjithashtu do të organizohen edhe veprime humanitare, ku aktiviteti kryesor do të mbahet në sheshin ”Maqedonia”.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...