Në Maqedoni asgjë e re: Nisin punësimet parazgjedhore në institucionet shtetërore

PUBLIKUAR

Dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të caktuara për 11 dhjetor, një pjesë e komunave dhe institucioneve shtetërore i hapën dyert për punësime të reja. Kërkohen udhëheqës, referentë, bashkëpunëtorë. Një pjesë e analistëve thonë se bëhet fjalë për hap të pritshëm të pushtetit për të siguruar votues të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.

 

“Sjellje e paskrupullt e partisë në pushtet e cila më parë nuk ka gjetur hapësirë për të gjithë këta njerëz, tani përpiqet t’i fusë në institucionet shtetërore ose në administratën e komunave ose institucioneve publike. Deri në momentin tjetër, madje deri në momentin kur do të shpallen zgjedhjet do te gjenden mënyra të ndryshme të vazhdohet me gjithë këtë”, deklaroi profesori universitar Jove Kekenovski.

Momentalisht në tetë komuna ka konkurse të hapura për punë. Në periudhën e kaluar konkurse të hapura kishte edhe në komuna të tjera, në Fondin pensional, Agjencinë e aviacionit, Ministrinë e mbrojtjes, Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi, armatë dhe kompanitë shtetërore energjetike MEPSO dhe ELEM. Një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se këto punësime në administratë nuk janë të arsyeshme pasi për rritjen ekonomike i rëndësishëm është sektori privat.

“Që një shoqëri e caktuar të mund të funksionojë normalisht duhet të ketë raport të saktë mes numrit të punësuarve që sjellin vlera dhe numrit të punësuarve në administratë. Tek ne ka një disproporcion dhe nëse shtohen edhe pensionistët ose një i punësuar që kontribuon në sektorin privat dhe që sjellë vlera, ka numër shumë të madh në administratë, shpenzime të shumta, shumë pensionistë dhe e gjithë kjo është e papërballueshme për një shoqëri”, tha ekonomisti, Vendo Gligorov.

Komisioni Evropian në raportin e vitit të kaluar rekomandoi reforma në këtë fushë por problem serioz mbetet partizimi i administratës. Në pritje të raportit të ri, ministrja e shoqërisë informatike, javën e kaluar i informoi deputetët evropian për zgjidhjet e reja ligjore për administratën. Sipas të dhënave të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratë, në sektorin publik punojnë 128 mijë njerëz, për rrogat e të cilëve nga buxheti i vitit të ardhshëm do të ndahen plot 435 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...