Sipas të dhënave të fundit vetëm 15 % e grave në Kosovë janë pronare të pronave të paluajtshme, në raport me burrat. Të dhënat e mëposhtme janë të marra nga Agjencia Kadastrale e Republikës së Kosovës. Këto të dhëna janë shqetësuese duke e krahasuar numrin e grave dhe burrav që kanë të regjistruar pronë në emër të tyre.
Në komunën e Lipjanit gjatë vitit 2015 janë regjistruar 2130 prona. Prej këtyre pronave janë 155 gra të cilat kanë regjistruar pronën në emër të tyre apo 7.28 %, përderisa janë 1975 prona të regjistruara në emër të burrave për këtë vit, apo 92.72 %.
Për vitin 2016 janë të regjistruara gjithsej 2629 prona. Të regjistruara në emër të grave janë 241 prona apo shikuar në përqindje 9.17 % , pra kemi një rritje simbolike prej vitit paraprak me 86 raste më shumë. Ndërsa për të njëjtin vit janë 1975 prona të regjistruara në emër të burrave apo 90.83%.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ (QRK) me nr 03/2016 Për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve, permes të cilit bashkëshortët që vendosin të e regjistrojnë pronën në emër të tyre, lirohen nga taksa regjistruese. Në vitin 2015 para se të nxjerret ky Udhëzim, gjejmë se është vetëm një rast I regjistruar në emër të të dy bashkëshortëve. Një rritje shumë e lehtë vërehet në vitin 2016 kur edhe Udhëzimi në fjalë ka hyrë në fuqi, pasi që janë 27 raste të reja që e kanë regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve.
Në Lipjan vetëm 7.28 % e grave kanë regjistruar pronën në emër të tyre
PUBLIKUAR


