Në Lipjan konsultat tuaja shëndetësore tani edhe Online

PUBLIKUAR

Për të mundësuar dhe lehtësuar shërbimin apo komunikimin tuaj lidhur me ankesat apo problemet shëndetësore tuajat dhe pamundësisë së ardhjes në Institucion për arsye të ndryshme në këto kushte të emergjencës në shëndet publik, komuna e Lipjanit ka njoftuar se nga sot ju keni mundësi të konsultimit – komunikimit elektronik (online), njofton Komuna e Lipjanit, transmeton LipjaniNews.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Për të mundësuar dhe lehtësuar shërbimin apo komunikimin tuaj lidhur me ankesat apo problemet shëndetësore tuajat dhe pamundësisë së ardhjes në Institucion për arsye të ndryshme në këto kushte të emergjencës në shëndet publik, ju njoftojmë se nga sot ju keni mundësi të konsultimit – komunikimit elektronik (online) të cilin mund ta bëni çdo ditë në orar të punës në QKMF- Lipjan duke filluar nga 07:00 mëngjes deri në 19-00 pasdite duke thirrur në numrin viber: +38345853332, i cili ju mundëson qasjen direkte me profesionistin shëndetësor për konsultat tuaja shëndetësore.

Shpresojmë që sado pak të lehtësojmë qasjen në shërbimet shëndetësore sidomos tani në situatën në të cilën gjendemi për shkak të epidemisë së gripit në Kosovë!

Nuk do të kursehem prap të kërkojë “Na ndihmoni JU që të mund të iu ndihmojmë NE!” Rri n’shpi!

Dr. Merita H. Bytyqi, Drejtoreshë e DSHPS- së

Image may contain: 1 person, screen, office and indoor
Image may contain: screen and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...