Në Lipjan diskutohet për të drejtat e gruas në trashigemi

PUBLIKUAR

Oranizuar nga Komuna e Lipjanit, respektivisht zyrtarja për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut e mbështetur nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan kanë mbajtur një trajnim me temën “Njohja Gjinore dhe përfshirja e grave në trashegiminë pronësore në Kosovë”.
Në këtë takim përveç zyrtarëve komunale, zyrtareve nga institucionet e tjera dhe përfaqësueseve nga shoqëria civile e pranishme ishte edhe kryesuesja e Kuvendit Vlora- Limani Hajnuni, njofotn Komuna Lipjanit.
Fatlinda Hoxha, përfaqësuese nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore ka folur për konceptet kryesore të përkatësisë dhe integrimit gjinor.
Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Vlora Limani- Hajnuni, ka përshëndetur këtë takim pune duke theksuar se barazia gjinore është një koncept të cilin ne duhet ta kultivojmë brenda për brenda familjes në mënyrë që këtë koncept ta inkorporoj brenda vetës edhe vetë shoqëria jonë.
Po ashtu gjatë këij takimi në fokus ishte Ligji për Barazi Gjinore si dhe implementimi i tij dhe të pranishmit diskutuan edhe për përfshirjen e gruas në të drejtën e trashegimore në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...