Në Kosovë këtë javë temperaturat bien nën zero

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë këto ditë.

Tahirsylaj parashikon ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.

“Për shkak te erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, tha Sylë Tahirsylaj, për Kallxo.com.

Ndërsa, për temperaturat maksimale, eksperti tha se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit të Tahirsylajt, temperaturat do të ngriten përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, shtoi ai.

Po ashtu, Tahirsylaj theksoi se si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe avullimit të tokës do të mund të dëmtohet sektori i bujqësisë me mundësi të vogla mbrojtëse.

“Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.

Gjatë ditës se sotme Kosova është goditur nga erëra të forta, të cilat vende-vende kanë shkaktuar dëme.

Kryetarë të komunave të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga erërat e forta që kanë përfshirë vendin.

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...