Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë

PUBLIKUAR

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që mbahen më 2 prill 2017. Lista Serbe ka siguruar se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Komisioni Republikan i Zgjidhjeve në Serbi – RIK ka vendosur që t’i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017.

Vendimi për organizimin e qendrave të votimit në Kosovë do të vlejë derisa atëherë kur vlerësimi për sigurinë të mundë të lejojë që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë.

Lista Serbe ka siguruar se zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovës.

Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet për president të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet tjera më përpara.

Sipas Listës Serbe, për ndryshim nga Serbia në Kosovë organizimin e zgjedhjeve e bën OSBE-ja, e cila është një “servis” i RIK-ut të Serbisë.

Në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë u kanë thënë medieve në Beograd se teknikisht është gjithçka gati për organizimin e zgjedhjeve edhe në Kosovë.

Lista Serbe siguron se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...